Shoqata e Sigurimeve e Kosovës, të mërkurën ka mbajtur takimin e fundit me drejtues të kompanive të sigurimit në vend, ku gjatë këtij takimi është aprovuar plani financiar dhe i punës për vitin 2019, si dhe është aprovuar plani financiar dhe i punës për vitin 2020.
Gjatë takimit përfaqësues të kompanive të sigurimit në vend kanë falënderuar Shoqatën e Sigurimeve për punën që kanë bërë gjatë vitit 2019 në promovimin e sektorit, si dhe i kanë dhënë mbështetje të plotë për implementimin e aktiviteteve për vitin 2020.
Edhe drejtori i Shoqatës z.Sami Mazreku ka falënderuar drejtuesit e kompanive për mbështetjen e vazhdueshme që ua kanë dhënë.
Mazreku po ashtu ka falënderuar edhe Bankën Qendrore të Kosovës për mbështetje të vazhdueshme.
Në takim ka marrë pjesë edhe zëvendësguvernatori i BQK-së z. Sokol Havolli i cili po ashtu i ka ofruar mbështetje Shoqatës. / Shoqata e Sigurimeve e Kosovës /