ATK dhe Byroja Kosovare e Sigurimit nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

11:51 / 28 Shtator 2021

Administrata Tatimore e Kosovës dhe Byroja Kosovare e Sigurimit, sot kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi. Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe Drejtori Ekzekutiv i BKS-së Sami Mazreku. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është shkëmbimi i të dhënave në mes ATK-së dhe BKS-së në kohë reale për entitetet juridike në Republikën e Kosovës. Ky shkëmbim i të dhënave në mes të dy institucioneve e mundëson përmirësimin e ciklit të regjistrimit të mjeteve motorike në Kosovë, si dhe shmangien e rasteve të mashtrimit dhe realizimin e procedurave të dëmshpërblimit të palëve të dëmtuara në kohën dhe në masën e duhur, për të cilat veprime dhe procedura BKS është bartëse zyrtare.

BKS-ja përmes kësaj marrëveshjeje obligohet që të gjitha detajet që lidhen me sigurimet e ndryshme, sipas kategorizimit të tyre, si dhe kompensimet e dëmeve për personat fizikë dhe juridikë t’i ndajë në mënyrë elektronike me Administratën Tatimore të Kosovës, bazuar në specifikacionet e kërkuar nga kjo e fundit. BKS-ja gjithashtu duhet të ofrojë të dhënat për provizionet teknike, provizionet e arkëtueshme, rezervat, të hyrat nga primet e sigurimeve, ri-sigurimeve, primeve të fituara, përfshirë numrin e veturave të siguruara dhe atyre jo të siguruara nga qytetarët dhe bizneset. Sipas kushteve të parapara në marrëveshje, të gjitha të dhënat dhe dokumentet zyrtare të cilat vihen në dispozicion nga palët nënshkruese do të përdoren vetëm për qëllime të aktiviteteve zyrtare. / BKS /

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]