Sami Mazreku nis punën si u.d drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve

Sami Mazreku ka nisur punën si ushtrues i detyrës së drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS).
Para se të vijë në këtë pozitë Mazreku ka ushtruar pozitën e drejtorit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, deri sa pjesë e sektorit të sigurimeve është që nga viti 2006.
Mazreku gjatë vitëve të fundit ka dhënë kontribut në promovimin por edhe zgjidhjen e shumë problemeve në sektorin e sigurimeve në Kosovës
Përndryshe deri më tash Byroja Kosovare e Sigurimeve është drejtuar nga Blerim Pushkolli.  / Byroja Kosovare e Sigurimeve /

Dorëzohen certifikatat e edukimit të vazhdueshëm për kordinatorët- operatorët e sigurimeve pranë Byrosë Kosovare Sigurimit

Shefi i Qendrës së Trajnimeve të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Adem Selmani ka dorëzuar certifikatat e edukimit të vazhdueshëm për kordinatorët- operatorët e sigurimeve tek Faton Pacolli, Drejtor i Departamentit të Sigurimit Kufitar pranë Byrosë Kosovare Sigurimit.

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës ofron shërbimin e trajnimeve për licencim dhe edukim të vazhdueshëm për ndërmjetësuesit në sigurime, në bazë të rregulloreve në fuqi të miratuara nga Banka Qendrore e Kosovës.

Njëkohësisht, është bërë edhe dorëzimi i ID-ve përmes të cilave Banka Qendrore e Kosovës, klientët dhe palët tjera do të kenë mundësinë e identifikimit sa më të lehtë të stafit të anëtarëve të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, të cilët janë të licencuar për ndërmjetësimin në sigurime dhe shitjen e produkteve të sigurimit.

Dorëzohen certifikatat e edukimit të vazhdueshëm për ndërmjetësuesit e sigurimeve të kompanisë “ILLYRIA”

Sot, Shefi i Qendrës së Trajnimeve të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Adem Selmani ka dorëzuar certifikatat e edukimit të vazhdueshëm për ndërmjetësuesit e sigurimeve tek Atdhe Begolli, Drejtor i Departamentit të Shitjes pranë kompanisë së sigurimeve ILLYRIA sh.a.

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës ofron shërbimin e trajnimeve për licencim dhe edukim të vazhdueshëm për ndërmjetësuesit në sigurime, në bazë të rregulloreve në fuqi të miratuara nga Banka Qendrore e Kosovës.

Njëkohësisht, është bërë edhe dorëzimi i ID-ve përmes të cilave Banka Qendrore e Kosovës, klientët dhe palët tjera do të kenë mundësinë e identifikimit sa më të lehtë të stafit të anëtarëve të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, të cilët janë të licencuar për ndërmjetësimin në sigurime dhe shitjen e produkteve të sigurimit

Së shpejti do të kemi udhëzim administrativ për heqjen e pagesës së tatimit, që është kusht për regjistrimin e automjeteve

Përfaqësues të Ministrisë së Financave kanë thënë se së shpejti pritet udhëzimi administrativ për heqjen e pagesës së tatimit, që ishte si kush për regjistrimin e automjeteve. Por, në anën tjetër përfaqësuesit e komunave po vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë nismë. Sipas tyre kushtëzimet janë treguar efikase për të inkasuar tatimin në pronë

Qytetarët e Republikës së Kosovës për t’iregjistruar veturat në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve, janë të obliguar të paguajnë edhe tatimin në pronë. Ky kusht po shihet si shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut, sepse është vlerësuar se Republika e Kosovë ka mënyra tjera për t’i arkëtuar mjetet e tatimit në pronë për qytetarët e Kosovës. Lidhur më këtë, Avokati i Popullit, në vitin 2017 ka dërguar në Ministrinë e Financave një raport me rekomandime, me të cilin ka këshilluar Ministrinë e Financave ta ndryshojë Udhëzimin Administrativ nr. 07/2011 për urdhëresat e ndalimit të shërbimeve komunale për detyrimin e pagesës së tatimit në pronë: a) duke e fshirë pikën 1.3 të paragrafit 1 të nenit 2; b) duke e fshirë paragrafin 2 të nenit 2; dhe c) duke e fshirë fjalinë e fundit nga paragrafi 1 i nenit 5, “Komuna nuk duhet t’i kryej këto shërbime përderisa nuk është paguar tatimi në pronë.

Në një përgjigje me shkrim nga Ministria e Financave kanë thënë se e kanë shqyrtuar raportin e Avokatit të Popullit lidhur me këtë çështje dhe janë në procesin e nxjerrjes së një Udhëzimi  Administrativ të ri. “Kemi shqyrtuar rekomandimet e Avokatit të Popullit të dhëna në raportin e vitit 2017 lidhur me çështjen e theksuar dhe jemi në procesin e nxjerrjes së Udhëzimit Administrativ të ri”, thuhet në përgjigjen e MF-së, ka raportuar “Front Online”. Nga kjo Ministri kanë bërë të ditur se gjithashtu janë duke e hartuar edhe Ligjin e Ri për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. “Në vitin 2018 kemi nxjerr Ligjin e Ri Bazik që rregullon fushën e tatimit në pronë, i cili reformon në masë të madhe procesin e tatimit në pronën e paluajtshme dhe tani jemi në procesin e kompletimit të legjislacionit sekondar”, thuhet më tej në përgjigjen e tyre.

Kundër shfuqizimit të Udhëzimit Administrativ që është në fuqi, i cili i obligon qytetarët ta paguajnë tatimin në pronë me rastin e regjistrimit të veturave, janë shprehur drejtorët e Drejtorive të Financave në Komunat e Kosovë, në kuadër të cilave është edhe pagesa e tatimit në pronë. Drejtori i Ekonomisë dhe Financave në Komunën e Mitrovicës, Shukri Gashi, për “FrontOnline” u shpreh:  sikur qytetarët e Kosovës do t’i paguanin detyrimet e tyre pagesa e tatimit  nuk do të duhej të ishte kusht. “Nëse qytetarët e Kosovës do të kishin qenë më të përpiktë për të gjitha pagesat, kjo nuk ish dashtë me qenë si kusht. Të gjithë kanë para me pagu veturën, por thonë se nuk kemi para me paguar tatimin në pronë. Për mendimi tim vetura është mëllukës se shtëpia. Mendimi im është sikur qytetarët, por edhe unë të kishim qenë më të vetëdijshëm se tatimin në pronë dhe detyrimet tjera me i pagu, nuk ish dashtë me qenë kjo si kusht”, tha ai për “Front Online”. Ndërsa, drejtori i Ekonomisë dhe Financave në Komunën e Vushtrrisë, Lutfi Gërguri, tha se në rast se shfuqizohet udhëzimi administrative i cili i obligon qytetarët ta paguajnë tatimin në pronë për t’i regjistruar veturat, do të jetë rrezik për të hyrat e Komunës. “Unë mendoj se nuk duhet me u largu pasi që me lënë ashtu qytetarëve vetëm po u grumbullohen borxhet. Me u largu ky detyrim është rrezik me ra të hyrat e Komunës, dhe në rast se hiqet kjo ne duhet qët’idetyrojmë me përmbarues dhe kjo është me e rrezikshme për qytetarët”, u shpreh ai për Front Online.

Deri më 31 gusht të këtij viti, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishte hequr kushtin e pagesës së tatimit në pronë për shkak të radhëve të gjata para komunës në kohë pandemie me Covid-19. Por, ai në një paraqitje të tij vlerësoi se pagesa e tatimit në pronë në këtë formë është mënyra më efikase për ta mbledhur tatimin në pronë e që është pjesë e rëndësishme për komunën e Prishtinës ngase mblidhen gati 10 milionë euro në vit.

 

 

 

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]