26 milionë euro dëme u paguan për 7 muaj

Vetëm gjatë 7 muajve të parë të këtij viti, me gjithë problemet e shumta që janë shfaqur si pasojë e pandemisë COVID-19, por edhe numrit shumë të madh të automjeteve të paregjistruara të cilat janë duke shkaktuar aksidente në vazhdimësi, kompanitë e sigurimeve kanë arritur të paguajnë më shumë se 26 milionë euro dëme. Bazuar në të dhëna zyrtare shihet se trend i njëjtë i pagesës së dëmeve ka vazhduar edhe gjatë muajit gusht të këtij viti.

iSIGURIME

Shuma e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimeve në Kosovë arrin vlerën prej më shumë se 26 milionë euro vetëm gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti, me gjithë problemet e shumta që janë shfaqur si pasojë e pandemisë COVID-19, kur për një kohë të gjatë kompanitë e sigurimeve kanë punuar me orar e staf të reduktuar, por edhe numrit shumë të madh të automjeteve të paregjistruara, e të cilat janë duke shkaktuar aksidente në vazhdimësi, kompanitë e sigurimeve.

Bazuar në të dhënat zyrtare të siguruara nga Banka Qendrore e Kosovës shihet se shuma e mjeteve që kanë paguar të gjitha kompanitë e sigurimeve në Kosovë është sa gjysma e të hyrave të përgjithshme që ato kanë inkasuar gjatë 7 muajve të parë të këtij viti.

Po sipas këtyre të dhënave shihet se deri në fund të muajit qershor 2020 janë paguar gjithsej 25.842,294 euro dëme, derisa gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak të gjitha kompanitë kishin 26.881,589 euro, e gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2018 shuma e mjeteve të paguara në emër të dëmeve kishte arritur në 20.834,757 euro, raporton “iSIGURIME”.

Mazreku: Pagesat po kryhen në kohë rekorde 

Në anën tjetër, drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku, thotë se pagesat e dëmeve nga kompanitë e sigurimeve po kryhen në kohë rekorde. Ai më tutje tregon se të gjitha kompanitë e sigurimeve që janë të licencuara në Kosovë prioritet të vetëm e kanë pagesën e shpejtë të dëmeve për qytetarët. “Siç e kam thënë edhe në të kaluarën, prioritet i secilës kompani të sigurimit është pagesa e shpejtë dhe korrekte e dëmit. Është shumë me rëndësi të ceket se kompanitë e sigurimeve në Kosovës kanë paguar miliona euro edhe në kohën e pandemisë, kur ato thuajse nuk kanë inkasuar prim fare. Shumë milionë u paguan në kohë krize, por edhe më tutje po vazhdojnë të paguhen pavarësisht shumë problemeve që janë shfaqur në këtë kohë” ka thanë Mazreku. Sipas drejtorit Mazreku edhe më tutje problem serioz për Institucionet por edhe kompanitë e sigurimeve në Kosovë përbën numri shumë i madh i automjeteve të paregjistruara, që sipas tij së paku deri më tash nuk ka pasur gatishmëri institucionale për t’i trajtuar ato. “Shoqata e Sigurimeve të Kosovës mirëpret iniciativën e Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), për trajtimin e automjeteve të paregjistruara në vendin tonë. Shoqata e Sigurimeve, e përkrahur edhe nga guvernatori i BQK-së Fehmi Mehmeti, në vazhdimësi e ka ngritur problemin e automjeteve të paregjistruara, të cilat u sjellin dëme të mëdha si kompanive të sigurimit, ashtu edhe institucioneve të Kosovës”, ka thënë më tutje drejtori Mazreku. Ai vlerëson se ulja sa më e shpejtë e numrit të automjeteve të paregjistruara ndihmon drejtpërdrejt edhe në anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër.

Dëmet e paguara për çdo muaj

Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gjatë muajit korrik të këtij viti kompanitë e sigurimeve kanë paguar dëme në vlere prej mbi 4,8 milionë euro. Ndërsa në muajt paraprak të këtij viti vlera e dëmeve dallon nga muaji në muaj, gjatë  qershorit në emër të dëmeve kompanitë e sigurimeve kanë paguar 3,8 milionë euro, gjatë  majit janë paguar 1,4 milionë euro, në prill janë paguar 3,1 milionë euro, në mars 3,1 milionë euro, në shkurt 4,1 milionë euro, si dhe në muajin janar shuma e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimeve ishte 5,5 milionë euro, apo gati 100 % më e lartë se sa ishte në muajin e njëjtë në vitin paraprak.

Dëmet e paguara nga viti 2000 e deri më tash

Bazuar në të dhënat zyrtare të BQK-së të cilat i ka siguruar ‘iSIGURIME’, shihet se nga viti 2000 e deri më tash kompanitë e sigurimeve kanë paguar hiç më pak se 500 milionë euro dëme. Duke u mbështetur në këto të dhëna shihet se gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti nga kompanitë e sigurimeve janë paguar 21 milionë euro, gjatë vitit 2019 janë paguar 50 milionë euro, gjatë vitit 2018 janë paguar 42,7 milionë euro, gjatë vitit 2017 janë paguar 42,1 milionë euro, gjatë vitit 2016 janë paguar 36,5 milionë euro, gjatë vitit 2015 janë paguar 37 milionë euro, gjatë vitit 2014 janë paguar 31.1 milionë euro. Po ashtu, në vitin 2013 janë paguar 38,4 milionë euro, në vitin 2012 janë paguar 30,5 milionë euro, në vitin 2011 janë paguar 26,8 milionë euro, në vitin 2010 janë paguar 26,5 milionë euro, në vitin 2009 janë paguar 18,8 milionë euro, në vitin 2008 janë paguar 17,7 milionë euro, në vitin 2007 janë paguar 12,8 milionë euro, në vitin 2006 janë paguar 10,9 milionë euro, në vitin 2005 janë paguar 9,1 milionë euro, në vitin 2004 janë paguar 6,7 milionë euro, në vitin 2003 janë paguar 5,5 milionë euro, në vitin 2002 janë paguar 3,5 milionë euro si dhe në vitin 2000 janë paguar 2,6 milionë euro dëme.

Viti                  Pagesa e dëmeve       Të hyrat totale

2020 (1-7)       25.842,294 €               53.670,044€

2019                49.977,495 €               97.999,080 €

2018                42.766,736 €               90.503,664 €

2017                42.151,078 €               84.919,344 €

2016                36.871,506 €               81.235,523 €

2015                36.971,397 €               78.767,663 €

2014                31.182,207 €               80.080,181  €

2013                38.448,821 €               77.385,883 €

2012                30.581,215 €               81.534,352 €

2011                26.812,984 €               78.095,611 €

2010                26.527,830 €               71.243,658 €

2009                18.834,757 €               67.756,310 €

2008                17.678,577 €               56.380,959 €

2007                12.821,635 €               50.811,083 €

2006                10.932,644 €               34.705,304 €

2005                9.165,533 €                 47.212,598 €

2004                6.743,000 €                 39.090,000 €

2003                5.583,705 €                 37.060,000 €

2002                3.540,000 €                 27.231,000 €

2001                /                                   /

2000                2.655,000                    31.161,000 €

Vetëm 13,523 polica u shiten gjatë muajit prill

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), gjatë muajit prill të këtij viti shihet se të gjitha kompanitë e sigurimeve së bashku kanë shitur vetëm 13,523 polica obligative sigurimi. Krahasuar me të dhënat paraprake shihet qartë se ky është numri më i vogël i shitjes që nga viti 2003 e këndej

Vetëm 13,523 polica sigurimi obligative i kanë shitur të gjitha kompanitë e sigurimit gjatë muajit prill të këtij viti. Në bazë të të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës të cilat i ka siguruar “iSIGURIME” shihet qartë se ky është numri më i vogël i policave të shitura që nga viti 2003 e këndej.

Duke iu referuar këtyre të dhënave shihet se gjatë muajit korrik të këtij viti të gjitha kompanitë e sigurimeve së bashku kanë shitur 36,192 polica sigurimi, që në raport me muajin paraprak ka një rënie prej 11,77 %.

Gjatë muajit qershor të vitit 2020 kompanitë e sigurimeve kanë shitur 41,018 polica, apo 35,76 % më shumë krahasuar me muajin paraprak.

Ndërsa gjatë muajit maj janë shitur 30,214 polica apo 123,43 % më shumë krahasuar me muajin paraprak. Gjithashtu gjatë muajit prill kompanitë e sigurimeve kanë shitur 13,523 polica obligative apo 22,28 % më pak në raport me muajin paraprak.

Gjatë muajit mars janë shitur 17,400 polica apo 42 % më pak në raport me muajin paraprak, gjatë muajit shkurt 2020 janë shitur 30,002 polica apo 18,65 % më shumë se sa në muajin janar, si dhe gjatë muajit janar 2020 janë shitur 25,287 polica, apo 11,94 % më pak se sa në muajin paraprak, pra dhjetor 2019.

 

437 mijë euro dëme të paguara në sigurimin e jetës

Vetëm gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti kompanitë për sigurimin e jetës kanë paguar dëme në vlerë prej 437 mijë euro. Shifër thuajse e njëjtë është kompensuar edhe në periudhën e njëjtë të vitit paraprak

iSIGURIME

Më shumë se 437 mijë euro dëmeve janë paguar vetëm gjatë 7 majave të parë të këtij viti për sigurimin e jetës. Në bazë të të dhënave zyrtare të siguruara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), shihet se  shifër thuajse e njëjtë është kompensuar edhe në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Për produktin Sigurimi i mbijetesës gjatë 7 muajve të parë të këtij viti janë paguar 37,712 euro. Gjithashtu, për produktin tjetër Jeta e debitorit gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti në emër të kompensimit të dëmeve kompanitë e licencuara nga BQK-ja kanë paguar 77,834 euro, raporton “iSIGURIME”.

Më tutje në raportin e BQK-së shihet se për produktin Jeta e kombinuar gjatë kësaj periudhe kohore janë paguar dëme në vlerë prej 291,210 euro, për produktin tjetër Jeta në grup janë paguar dëme në vlerë prej 2,561 euro, si dhe për produktin tjetër Jetë me kursim për shtatë muajt e parë të këtij viti janë paguar 27,718 euro.

Duke u mbështetur në këto të dhëna shihet se gjatë kësaj periudhe kohore primet e shkruara  në sigurimin e jetës kanë arritur në 2,087,616 euro e që është një  rritje prej  2,4 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Produkti                                 Primet e shkruara          Shuma e kompensuar

Sigurimi i mbijetesës                           /                                   37,712 euro

Jeta e debitorit                        471,303 euro                           77,834 euro

Jeta e kombinuar                     1,375,945 euro                        291,210 euro

Jetë në grup                             148,570 euro                           2,561 euro

Jetë me kursim                       37,199 euro                             27,718 euro

Jeta e studentit                       39,520 euro

Total:                                     2, 087.616 euro                      437,036 euro

9575 kontrata për sigurimin e jetës janë lidhur në mes qytetareve dhe kompanive te licencuara për këtë produkt nga BQK-ja gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti

29,74 % është rritur numri i kontratave për sigurimin e jetës gjatë shtatë mujorit të parë të këtij viti në raport me periudhën e njëjte të vitit paraprak.

167 është numri i dëmeve të kompensuar nga kompanitë e sigurimit të jetës gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti

 

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]