Për 10 vite, 180 mijë aksidente trafiku në Kosovë

Në dekadën e fundit, përkatësisht gjatë viteve 2010-2019, në Republikën e Kosovës janë regjistruar rreth 180 mijë aksidente trafiku. Këto statistika bëhen të ditura në raportin e përbashkët të botuar së fundmi nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit dhe Policia e Republikës së Kosovës me titull: Dekada e Sigurisë Rrugore 2010-2019, ka raportuar “iSIGURIME”.
Sipas këtij raporti, numri më i madh i aksidenteve të përgjithshme gjatë dekadës së fundit është regjistruar në vitin 2013, kur kanë qenë gjithsej 19954 aksidente, ndërsa numri më i vogël i aksidenteve të komunikacionit është regjistruar në vitin 2018, kur kanë qenë 15741 sosh.

Numri i përgjithshëm i aksidenteve gjatë dekadës së fundit

Vitet       Aksidentet

2010      18030

2011       18888

2012       19754

2013       19954

2014       16300

2015        17722

2016        18541

2017        17695

2018       15741

2019       16199

Për 10 vite, mbi 53 mijë qytetarë të lënduar në aksidente trafiku në Kosovë

Nga rreth 180 mijë aksidente trafiku të regjistruara përgjatë viteve 2010-2019 në Republikën e Kosovës, mbi 53 mijë kanë qenë më lëndime, ka raportuar “iSIGURIME”. Sipas një raporti të përbashkët të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Policisë së Republikës së Kosovës, numri më i vogël e aksidenteve me të lënduar është regjistruar në vitin 2010, kur kanë qenë 4326 aksidente me lëndime, ndërsa numri më i madh i aksidenteve me lëndime është regjistruar në vitin 2017, kur kanë qenë 6390 të tilla.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]