Dekadë e përgjakur, 1317 të vdekur në aksidente komunikacioni në Kosovë

Në Kosovë, gjatë dekadës së fundit në aksidente komunikacioni kanë humbur jetën 1317 persona. Numri më i madh i të vdekurve në komunikacion është regjistruar në vitin 2010, kur shifra kishte arritur në 175, ka raportuar “iSIGURIME”.

Në fillim të dekadës së kaluar, në Kosovë, në çdo të dytën ditë kishte vdekur një person në aksidente trafiku, apo 175 të vdekur në aksidente komunikacioni më 2010.
Kjo bëhet e ditur në raportin e përbashkët të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Policisë së Kosovës, sipas tw cilit numri i përgjithshëm i personave të vdekur në aksidente trafiku në Kosovë, përgjatë viteve 2010-2019, ka arritur në 1317. Sipas këtij raporti më së paku viktima në komunikacion ishin shënuar në vitin 2016, kur 110 persona kishin vdekur, ndërsa më së shumti kishte në vitin 2010, duke arritur në 175 viktima në komunikacion.

1.35 milionë njerëz vdesin çdo vit në aksidente trafiku në nivel global

Rreth 1.35 milionë njerëz vdesin mesatarisht çdo vit në aksidente trafiku. Numri i vdekjeve në botë në aksidente trafiku vazhdon të rritet nga viti në vit, ku në vitin 2016 kishin vdekur 1.35 milion njerëz. Sipas raportit të lartpërmendur, shkalla e vdekjes në krahasim me madhësinë e popullsisë në botë ka mbetur konstante.  Disa vende të botës kanë pasur sukses në zvogëlimin e vdekjeve në trafikun rrugor gjatë viteve të fundit, por progresi ndryshon dukshëm midis rajoneve dhe vendeve të ndryshme të botës. Rreziku i vdekjes në trafikun rrugor është më shumë se tri herë më i lartë në vendet me të ardhura më të ulëta se sa në vendet me të ardhura më të larta, ku shkalla mesatare është 8.3 vdekje për 100 mijë banorë. Në anën tjetër, shkalla e vdekjeve nga aksidentet rrugore në 100 mijë banorë në Kosovë është 6.3 vdekje.

406 këmbësorë vdiqën në aksidente trafiku për një dekadë

Gjatë dekadës në fundit në aksidente të ndryshme trafiku në Kosovë kanë humbur jetën 406 këmbësorë. Në vitin 2010 kishin vdekur më shumë këmbësorë në aksidente trafiku, përkatësisht 60 të vdekur, ndërsa më së paku këmbësorë kanë vdekur në vitin 2016, apo 25 të vdekur.
Sipas statistikave të institucioneve përkatëse në Kosovë, Ministrisë së Transportit dhe Policisë së Kosovës, në vitin 2010 kishin vdekur 17 këmbësor të grupmoshave 0-12 vjeç. Ndërsa në vitin 2017 kishin vdekur 11 këmbësorë të grupmoshave 13-18 vjeç.

 

Rajoni i Prishtinës, “kampion” i Kosovës me aksidente trafiku

Nga të gjitha rajonet e Kosovës, Prishtina prinë për nga numri i aksidenteve në komunikacion. Kjo gjë bëhet e ditur në raportin: Dekada e sigurisë 2010-2019 të përgatitur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Policia e Kosovës. Pas Prishtinës për numrin më të madh të aksidenteve radhitet rajoni i Prizrenit, ai i Pejës, etj, ka raportuar “iSIGURIME”.

Aksidentet fatale sipas rajoneve, prinë Prishtina dhe Peja

Mbi 340 aksidente fatale janë regjistruar në rajonin e Prishtinës përgjatë viteve 2010-2019, përderisa numri më i madh i kwtyre aksidente ishte shënuar në vitin 2010, kur ishin regjistruar 48 aksidente të tilla. Në rajonin e Gjilanin në dekadën e fundit janë regjistruar 116 aksidente fatale, ndërsa numri më i madh i aksidenteve të tilla ishte regjistruar në vitin 2012 me 19 sosh.
Rajoni i Ferizajt ka regjistruar 5 aksidente fatale më pak se rajoni i Gjilanit në dekadën e fundit, ka raportuar “iSIGURIME”.

Në rajonin e Prizrenit gjatë viteve 2010-2019 janë regjistruar 146 aksidente fatale, përderisa në rajonin e Gjakovës 52 të tilla. Në rajonin e Pejës gjatë dekadës së fundit janë shënuar 200 aksidente fatale. Në rajonin e Mitrovicës së Jugut janë shënuar 99 aksidente fatale, ndërsa në Mitrovicën e Veriut janë regjistruar 22 aksidente fatale.

Kordinatori i Trajnimeve i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Ilir Prapashtica ka dorëzuar certifikatat e edukimit të vazhdueshëm për Arsim Osaj

Kordinatori i Trajnimeve i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Ilir Prapashtica ka dorëzuar certifikatat e edukimit të vazhdueshëm për ndërmjetësuesit e sigurimeve tek Arsim Osaj, pranë NLB Bank. Shoqata e Sigurimeve të Kosovës ofron shërbimin e trajnimeve për licencim dhe edukim të vazhdueshëm për ndërmjetësuesit në sigurime, në bazë të rregulloreve në fuqi të miratuara nga Banka Qendrore e Kosovës. Njëkohësisht, është bërë edhe dorëzimi i ID-ve përmes të cilave Banka Qendrore e Kosovës, klientët dhe palët tjera do të kenë mundësinë e identifikimit sa më të lehtë të stafit të anëtarëve të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, të cilët janë të licencuar për ndërmjetësimin në sigurime dhe shitjen e produkteve të sigurimit.

Drejtori Mazreku ka takuar Udhëheqësin e Divizionit Civil pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku ka takuar Udhëheqësin e Divizionit Civil pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Adnan Konushevci si dhe Hasie Abdullahu – Hajdini, ADR Specialist pranë Checchi and Company Consulting, kontraktuar nga USAID.


Në këtë takim, është diskutuar për rëndësinë e trajtimit të kërkesave dhe padive të palëve të dëmtuara me lëndime të lehta në aksidente të komunikacionit përmes procedurës së Ndërmjetësimit, me qëllim të zgjidhjes sa më praktike të çështjeve kontestuese, kompensimit më të shpejtë të palëve dhe uljen e kostos së shpenzimeve të procedurës gjyqësore.
Palët kanë mundësinë që me pajtimin e përbashkët, të fillojnë procedurën e ndërmjetësimit për zgjidhjen e kontesteve për kompensimin e dëmeve ku janë shkaktuar lëndimet e lehta, për çka do të ndikonte në mënyrë të drejtpërdrejtë në uljen e numrit të lëndëve në gjykatë dhe zgjidhjen e shpejtë të kërkesave.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]