Trajnimet Profesionale

Ky lloj I trajnimit I përket një nivelit më të lartë të trajnimeve dhe ju dedikohet kryesisht ekspertëve të fushave përkatëse të cilët janë të punësuar në kompanitë e sigurimit, dhe ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të të punësuarve në kompanitë e sigurimit.

Temat e trajnimit përcaktohen nga Shoqata e Sigurimeve në bashkëpunim me departamentet përkatëse të kompanive të sigurimit dhe nevojave të tyre si :

 

    • Departamenti I marrjes në Sigurim,
      Departamenti I dëmeve,
      Departamenti I financave,
      Departamenti ligjor,
      Departamenti I marketingut,
      Departamenti I auditimit të mbrendshem etj.

 

  • Shoqata për këto trajnime në bashkëpunim me departamentet përkatëse të kompanive të sigurimit ju jep prioritet temave duke ju përshtatur nevojave të tregut të sigurimeve.

Trajnimet profesionale zgjasin 2-3ditë, në raste të caktuara edhe më tepër, jo gjithnjë në varësi të temave të përzgjedhura. Brenda vitit shoqata e sigurimeve organzion 2-4 trajnime profesionale, gjithnjë në varësi të kërkesave të ardhura nga kompanitë e sigurimeve.

Trajnimet profesionale Shoqata I origanizon me etnitet profsionale të fushave përkatëse,duke e përshtatur temën e përzgjedhur të trajnimtit, me organizata ndërkombëtare me renome në fushën e trajnimeve në lëminë e sigurimeve por edhe me etnitete vendore të cilat mund të përmbushin standardet e kërkuara për trajnime profesionale në lëminë e sigurimeve.

Në fund të çdo trajnimi professional Shoqata e Sigurimeve në bashkëpunim me organizatën e përzgjedhur për ta ofruar trajnimin professional lëshëon certifikata për të gjithë pjesmarrësit të cilët e kanë ndjekur trajnimin

Trajnimet per Licensim

Përmes kapitullit të manualit të trajnimeve shtjellohen procedurat e trajnimeve dhe provimit për të gjithë kandidatët të cilët dëshirojnë të licensohen si ndërmjetësues të sigurimeve, për kompanitë e sigurimeve apo edhe si njdërmjetësues të pavarur të sigurimeve.

Në pajtim me rregulloren e BQK për licensimim e ndërmjetësuesve në sigurime, qdo kandidat I cili ka synim licensimin e tij si ndërmjetësues në sigurime, duhet të ndjek trajnimin për licensim, I cili organizohet dhe mbahet nga Shoqata e Sigurimeve të Kosovës.

Trajnimet mbahen në dy grupe :

Trajnimet për të gjitha klasat përfshirë sigurimin e jetës, ky trajnim zgjatë 5ditë pune
Trajnimet për klasa specifike (p.sh. Klasa nr.18 – Sigurimi I asistences, apo siç njihet ndryshe sigurimi I Shëndetit në Udhëtim), trajnimi zgjatë 2-3 ditë pune.
Pas trajnimit kandidatët I nënshtrohehn provimit I cili po ashtu organizohet nga Shoqata e Sigurimeve të Kosovës në bashkpunim me BQK – Bankën Qëndrore të Kosovës

Diskutohet marrëveshja Kosovë – Zvicërr në fushën e sigurimeve

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku sot në Gjenevë është takuar me përfaqësues të Shoqatës së Sigurimeve të Zvicrës.

“Mes përfaqësuesve të Shoqatës së Sigurimeve të Zvicrës dhe të Odës Ekonomike Zicerano-Kosovare, në përpjekje të gjetjes s) një marrëveshje mirëkuptimi në mes të dy vendeve në fushën e sigurimeve”, ka shkruar Mazreku në profilin e tij në “Facebook”.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]