Marrëveshje Bashkëpunimi

Shoqata e Sigurimeve e Kosovës (SHSK), ka nënshkruar të enjten në Prishtinë marrëveshje bashkëpunimi me Odën Ekonomike të Kosovës (OEK).

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku ka thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka një rendësi të veçantë për Industrinë e Sigurimeve.

“Misionit tonë për promovimin dhe përfaqësimin e Industrisë së Sigurimeve, nga sot do t’i bashkohet edhe Oda Ekonomike e Kosovës. Padyshim se angazhimi i përbashkët do të sjell edhe më shumë sukses” ka thënë Mazreku.

Në anën tjetër, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi ka thënë se me anë të kësaj marrëveshje, Institucioni që drejton ai së bashku me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës do të identifikojnë disa fusha me interes të përbashkët ku më pastaj aktivitetet për to do të realizohen në praktikë deri në fund të këtij vit.

Përndryshe para disa ditësh Shoqata e Sigurimeve e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi më Shoqatën e Sigurueseve të Shqipërisë, Universitetin Publik “Haxhi Zeka” në Pejë, Odën Ekonomike Britanike, por edhe Institucione tjera të rëndësishme që operojnë në vendin tonë.

Mazreku ka paralajmëruar se gjatë muajve në vijim marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi do të nënshkruhen edhe me Shoqata të Sigurimeve të shteteve të rajonit, por edhe më larg.

Rukiqi e Mazreku nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës dhe Odës Ekonomike Angleze në Kosovë 

Sami Mazreku, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Odës Ekonomike Angleze në Kosovës z. Bekim Kastratin, ku të dyja palët janë zotuar për angazhim maksimal në promovimin dhe lehtësimin e bashkëpunimit të anëtareve të të dyja institucioneve. 

Në memorandumin e nënshkruar thuhet se prioritet për palët do të jetë mbështetja dhe bashkëpunimi i ndërsjellë me qëllim të zhvillimit social dhe ekonomik, shkëmbim të praktikave të mira në zhvillim të bashkëpunimit të anëtarëve të tyre, por edhe me qytetarë. Po ashtu, përmes këtij memorandumi te dyja palët kanë paraparë organizim të takimeve për informimin e publikut dhe anatemave mbi informacionet e fundit në fushën e Industrisë së sigurimeve. 

Së fundi shkëmbimi i informacioneve mbi statusin e përgjithshëm ekonomik, taksave, investimeve, politikave tregtare dhe ndryshimeve ligjore do të jetë pjesë e memorandumit të nënshkruar mes Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës dhe Odës Ekonomike Angleze në Kosovë. 

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve z. Sami Mazreku thotë se memorandumi i nënshkruar me Odën Ekonomike Angleze në Kosovë, por edhe memorandumet e nënshkruara si ajo e fundit me Shoqatën e Siguruesve të Shqipërisë do të jenë në shërbim të modernizimit dhe zhvillimit të Industrisë së sigurimeve në vendin tonë. 

Mazreku gjithashtu thotë se memorandume të tilla bashkëpunimi në ditët dhe muajt në vijim do të nënshkruhen edhe me përfaqësues të Shoqatave të sigurimeve të rajonit, por edhe më larg

Automjetet e pa regjistruara alarmojnë Institucionet

Rritja enorme e automjeteve të paregjistruara në vendin tonë, po i shkakton dëme të mëdha buxhetit të shtetit, por edhe kompanive të sigurimeve që operojnë në tregun kosovar.

Ky ishte konkludim i përbashkët i pjesëmarrëseve në tryezën e organizuar nga “Shoqata e Sigurimeve e Kosovës”, në të cilën morën pjesë: zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës z. Izmi Zeka, zëvendësministri i Financave z. Fatmir Gashi, znj. Ramize Ramadani – u.d. Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve nga Banka Qendrore e Kosovës, znj. Sebahate Muharremi – Drejtore e Drejtoratit për Regjistrimin e Automjeteve – ARC, Feriz Lahu nga Policia e Kosovës, Blerim Pushkolli – drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Besarb Blakaj – Kryetar i Bordit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku – Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, si dhe përfaqësues të kompanive të sigurimeve, por edhe zyrtarë nga Shoqëria Civile.

 Të dhënat e prezantuara rreth numrit të automjeteve të paregjistruara në raport me vitin paraprak, kanë shqetësuar tej mase pjesëmarrësit në këtë tryezë. Në raport me vitin paraprak, sivjet janë 109 mijë vetura më pak të regjistruara.

Po ashtu, gjatë tryezës u prezantuan edhe të dhëna të sakta rreth humbjeve të mëdha që po i shkaktojnë buxhetit të shtetit, por edhe Industrisë së Sigurimeve mos regjistrimi dhe mos-sigurimi i automjeteve nga qytetarët e Republikës së Kosovës.

Sipas statistikave zyrtare, vetëm gjatë vitit 2017 Policia ka shqiptuar mbi 12 mijë tiketa për automjetet që janë hasur në rrugë pa qenë të regjistruara.

Po ashtu, të njëjtat automjete kanë shkaktuar mbi 4000 aksidente, ku dhe numri i të vdekurve që janë evidentuar nga aksidentet që kanë shkaktuar këto vetura është mbi 100 persona.

Gjatë tryezës të gjithë pjesëmarrësit janë pajtuar që në ditët në vijim të gjitha palët që janë të përfshira në këtë proces do ta nënshkruajë një dokument të përbashkët sipas të cilit të gjitha palët e përfshira në këtë proces do të marrin përgjegjësitë e tyre për ndërmarrjen e masave dhe veprimeve konkrete për uljen e numrit të automjeteve të paregjistruara e të pasiguruara në komunikacion rrugor.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]