MAZREKU: TREGU I SIGURIMEVE VULLNETARE PO RRITET NGA DITA NË DITË

Vetëm gjatë muajit janar të këtij viti, kompanitë e sigurimeve në Kosovë kanë shitur 26.652 polica vullnetare të sigurimit, krahasuar me 20.635 sa kishin qenë në janar të vitit 2018 ​ Sami Mazreku, drejtor në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës thotë se tregu i sigurimeve në Kosovës po zhvillohet nga dita në ditë. Sipas tij, kompanitë e sigurimeve po zhvillojnë në masë të madhe produktet e sigurimeve vullnetare e që sipas tij janë shumë të rëndësishme për qytetaret e Kosovës. ​

Sipas tij, kundrejt​ një pagesë minimale të policës së sigurimit vullnetar kompanitë e sigurimeve mbulojnë rreziqe të mëdha.

Çka është sistemi Bonus-Malus

Shkruan: Sabrije Ahmetaj

 Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës, si institucion i autorizuar për Mbikëqyrjen dhe Licencimin e kompanive të sigurimit, si dhe prurjen e akteve normative, e me qëllim të zbatimit  të nenit 42 dhe nenit 8 të Ligjit nr. 04/L-018, për Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia, me datën 01.08.2012 ka miratuar RREGULLORE MBI IMPLEMENTIMIN E SISTEMIT BONUS-MALUS,

Kjo Rregullore do të aplikohet nga të gjitha kompanite e sigurimeve, të cilat bëjne shitjen e polisave të sigurimit të detyrueshem nga autopërgjegjesia, duke e bërë implementimin e sistemit bonus-malus të përcaktuar në parametrat e kësaj Rregulloreje.

Me implementimin e sistemit bonus-malus, secilit posedues të polises së sigurimit të detyrueshem nga autopërgjegjesia, i cili në periudhen e kaluar ka pasur dëme të deklaruara apo jo do ti korektohet shkalla e premise së sigurimit të detyrueshëm nga autopërgjegjesia, varësisht nga rezultati i verifikimit të dëmeve të raportuara për periudhen paraprake njëvjeqare.

Ky sistem ka për qellim të benefitit të atyre poseduesve të polisave të sigurimit të detyrueshëm nga autopërgjegjesia, me afat njëvjeqar, duke e bërë uljen e primit të sigurimit, nësë gjatë periudhes së kaluar të sigurimit, nuk kanë dëme të raportuara, përndryshe për ata policmbajtës,  të cilët kanë shkaktuar dëm premia e sigurimit do të jetë më e lartë duke u bazuar në parametrat e përcaktuar në këtë Rregullore dhe do të aplikohet sistemi malus, respektivisht ngritja e vleres së primit të paguar me rastin e blerjes së polises së sigurimit.

Qëllimi i kësaj Rregulloreje është favorizimi i policmbajtësve, që nuk kanë dëme të raportuara, në relacion me ata të cilët gjatë periudhes paraprake kanë të raportuar një ose më shumë dëme, dhe njekohësisht do të jetë stimulim për një kujdes më të shtuar në komunikacionin rrugor, që rezulton në perfitim gjatë blerjes së polises së sigurimit të detyrueshëm nga autopërgjegjesia.

Periudha e vëzhgimit, si është paraparë në këtë Rregullore është njëvjeqare dhe do të zbatohet prej 01.07.2012, ndërsa zbatimi i sistemit bonus-malus nga data 30.06.2013, pas formimit te programit për verifikimin e dëmeve të raportuara në bashkëpunim me të gjitha kompanite e sigurimit.

 

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]