Agron Berisha, koordinator i zyrës së Byrosë Kosovare në Sigurimit në pikën kufitare Morinë thotë se falë angazhimit të madhe dhe koordinimit të mirë, pritja e bashkatdhetarëve ka shkuar në mënyrë shumë të mirë.
“Duke iu falënderuar politikave menaxhuese të ekzekutivit të cilët kanë pasur vullnetin e mirë, puna sivjet ka ecur shumë mirë. Pra, pritje të qytetareve në këtë pikë kufitare për të pajisur me policë të sigurimit nuk ka pasur fare” ka thënë Berisha.
Sipas tij, pas ardhjes në krye të BKS-së të z.Sami Mazreku edhe kushtet e punës kanë ndryshuar krejtësisht “Kushtet e punës janë të volitshme, gjithmonë ka vend për përmirësim, por nëse bëjmë një krahasim më të kallurën janë të favorshme, ankesa nuk ka fare” Agron Berisha, koordinator i zyrës së Byrosë Kosovare në Sigurimit në pikën kufitare Morinë.