BKS-ja lanson Hartën e Aksidenteve Rrugore

7:40 / 07 Shkurt 2022

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) sot edhe zyrtarisht ka lansuar platformën “Harta e Aksidenteve Rrugore”     ( https://harta.bks-ks.org/ ) , e cila për qëllim të saj kryesor ka vetëdijesimin e qytetareve, por edhe uljen e aksidenteve.

 

Gjatë promovimit të saj drejtori i BKS-së Sami Mazreku ka thënë se platforma në fjalë është e lidhur me sistemin Insurex SIP.

Mazreku më tutje tregon se në platformë publikohen të dhëna në kohë reale, pasi që sipas tij, ai është i lidhur direkt me Departamentin e Dëmeve.

“Është një platformë e cila për qëllim të saj kryesor ka vetëdijesimin dhe ruajtjen e jetës së qytetareve të Kosovës. Brenda tre muajve platforma do të plotësohet edhe më shumë dhe në shpresojmë se në një kohë të shkurtë në të do të plasohen të dhëna në kohë reale” ka thënë drejtori i BKS-së Sami Mazreku.

Më tutje drejtori Mazreku ka bërë të ditur se gjatë muajve në vijim do të publikohen edhe dy platforma, Çertifikata e aksidentit si dhe Sistemi Anti-Mashtrim. / Byroja Kosovare e Sigurimit /

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]