BKS-ja lehtëson qasjen ne rimbursim, vendos QR Code në policën e sigurimit

7:21 / 12 Korrik 2022

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka lehtësuar tej mase qasjen në rimbursim të policave kufitare, duke vendosur QR Code në policë. Me vetëm një skanim përmes telefonit qytetaret kryqen direkt në platformën e krijuar nga Ministria e Financave enkas për këtë çështje.
Drejtori i BKS-së z.Sami Mazreku ka thënë se vendosja e QR Code në masë të madhe lehtëson qasjen në rimburimin e policave nga ana a bashkatdhetarëve tanë.
“Me vetëm një skanim përmes telefonit e që merr kohe më pakë se 20 sekonda bashkatdhetarët shumë lehtë kryqen në platformën e Ministrisë së Financave e cila është krijuar enkas për rimbursim të policave nga Qeveria e Kosovës” ka thënë drejtori Mazreku.
Ai më tutje ka bërë të ditur se e gjithë kjo ka ndodhur për t’iu ikur dezniformatave të ndryshme, keqkuptimeve e që ka qëllim të vetëm lehtësimin tej masë të mënyrës për të aplikuar për rimbursim.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]