Byroja është përfaqësuese kombëtare në Këshillin e Byrove dhe është përgjegjëse për të gjitha detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në sistemin e kartonit të gjelbër. Byroja kryen funksionin e Fondit të Kompensimit për pagesën e dëmeve të parashikuara me këtë ligj, me mjetet nga Fondi i Kompensimit.
Byroja Kosovare e Sigurimit është administruese e Fondit të Kompensimit, përgjegjës për pagesën e dëmeve rrjedhur nga aksidente automobilistike, shkaktuar nga mjete të pasiguruara apo të paidentifikuara.
Palët e dëmtuara në një aksident automobilistik brenda territorit të Republikës së Kosovës, shkaktuar nga një mjet i pasiguruar apo i paidentifikuar, kanë të drejtën e dëmshpërblimit nga Byroja Kosovare e Sigurimit, e konkretisht Fondi i Kompensimit. Fondi i Kompensimit, është nje Fond i veçantë që krijohet për kompensimin e palëve të dëmtuara si pasojë e një aksidenti automobilistik të shkaktuar nga një mjet motorik.
Kompanitë e Sigurimit, anëtare të Byrosë Kosovare të Sigurimit, të cilat ushtrojnë veprimtari në territorin e Republikës së Kosovës në sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia, janë të detyruara të kontribuojnë në fondin e kompensimit, në përpjestim të drejtë me primet bruto.
Lëndimet e pësuara nga aksidentet e komunikacionit, shkaktarët e të cilëve janë të paidentifikuar, palët e dëmtuara duhet të paraqesin kërkesën për zhdëmtim brenda 90 ditësh tek Byroja Kosovare e Sigurimit.