Brenolli: Faleminderit drejtorit Sami Mazreku për ofrimin e të gjitha kushteve

6:54 / 13 Shtator 2022

Murat Brenolli, operator në zyrën e BKS-së pikën kufitare në Krushevë tregon se që nga fillimi i punës e deri më tash puna në këtë pikë kufitare ka shkuar siç është më së mirë.

Ai tregon se kjo pikë e re është hapur sivjet dhe kushtet e punës janë shumë të mira, pasi që të gjitha duke nisur nga kabina, dhe pajisjet brenda të gjitha janë të reja. Ai më tutje tregon se për tu pajisur me policë kufitare në këtë pikë kufitare pritjet kane qenë më së shumti deri në 2 minuta.

Operatori në këtë pikë kufitare më tutje falënderon drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku siç thotë ai për ofrimin e të gjitha kushteve për kryerjen e detyrave. “Faleminderit drejtori Mazreku për mbështetje dhe për ofrimin e të gjitha kushteve të punës” ka thënë Murat Brenolli, operator në zyrën e BKS-së pikën kufitare në Krushevë

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]