Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) me logo të re

9:19 / 18 Janar 2021

Me propozim të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) z.Sami Mazreku, me vendim të Këshillit Administrativ të BKS-së, nga sot Byroja Kosovare e Sigurimit ka një logo të re. Nga sot logoja e re është vendosur në objektin qendror të BKS-së, deri sa në ditët të vijim e njëjta do të vendoset edhe në të gjitha pikat kufitare të Kosovës, ku ka zyrat e saja BKS-ja.

Mazreku më tutje tregon se logo e cila është përdorur deri më  tash do të përdoret edhe disa ditë vetëm në policat kufitare e të sigurimit, deri sa të shpenzohet sasia e policave të shtypura, deri sa në të gjitha dokumentet tjera nga sot sipas tij është në fuçi vetëm logo e re e Institucionit në fjalë.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]