Dëmet e trajtuara dhe të mbyllura gjatë vitit të fundit

10:08 / 25 Tetor 2021

Hiç më pak se 2483 dëme që nuk i përkasin vitit 2021, pra janë dëme të vjetra dhe janë trajtuar e paguar vetëm gjatë nëntëmujorit të parë të këtij viti. Krahasuar më përqindje shihet se 59 % dëmeve të trajtuara dhe paguara gjatë këtij nëntëmujori janë më të vjetra se një vit.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, ka thënë për “iSIGURIME” se brenda një kohë relativisht të shkurtë të gjitha demet e patrajtuara deri më tash për arsye të ndryshme do të trajtohen dhe sipas tij ato do të mbyllen shumë shpejt.

“Mision i vetëm për neve është pagesa e shpejtë dhe korrekte e dëmeve. Ne gjatë nëntëmujori të parë të këtij viti kemi bërë një punë të madhe. Me intensitet të njëjtë jemi duke vazhduar edhe gjatë mujorit të parë të këtij viti me qëllim që të ulim në zero numrin e dëmeve të patrajtuara dhe pa kompensuar deri më tash”, ka thënë Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit.

 

4876 ka qenë numri aktiv i lëndëve në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) deri më 30 shtator 2020

885 janë lëndë të reja në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) kanë ardhur gjatë tremujorit të katër (tetor, nëntor, dhjetor) të vitit 2020

4118 ka qenë numri i lëndëve aktive në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) me 31.12.2021

4218 është numri i lëndëve të mbyllura deri më 30 shtator 2021 nga Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS)

2483 janë lëndë të mbyllura që nuk i përkasin vitit 2021, pra janë lëndë të viteve paraprake

1735 janë lënde të mbyllura nga Byroja Kosovare e Sigurimit, nuk i përkasin vitit 2021

59 % të lendeve të mbyllura nga Byroja Kosovare e Sigurimit janë të vitit 2020 e me të vjetra se ky vit.

41 % e lëndëve të mbyllura nga Byroja Kosovare e Sigurimit i  përkasin vitit 2021.

“Mision i vetëm për neve është pagesa e shpejtë dhe korrekte e dëmeve. Ne gjatë nëntëmujori të parë të këtij viti kemi bërë një punë të madhe. Me intensitet të njëjtë jemi duke vazhduar edhe gjatë mujorit të parë të këtij viti me qëllim që të ulim në zero numrin e dëmeve të patrajtuara dhe pa kompensuar deri më tash”, ka thënë Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit.

 

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]