Deputetja Balje merr mbështetje për njohjen reciproke të sigurimeve me Bosnjën

11:54 / 28 Shtator 2021

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dude Balje, sot është takuar me drejtorin ekzekutiv të Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku, nga i cili ka marrë mbështetje për heqjen e aplikimit të sigurimit kufitar me Bosnjë Hercegovinën, përmes njohjes reciproke të certifikatave të sigurimit, të vlefshme për vendet respektive.

Deputetja Balja ka kërkuar që Byroja Kosovare e Sigurimit në bazë të kompetencave ligjore që ka, të shikojë mundësitë që Kosova dhe Bosnja të heqin aplikimin e sigurimit kufitar, duke zbatuar modalitetet e njohura nga sistemi i Kartonit të Gjelbër.

“Ne sot takuam drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimit. Nga i njëjti kërkuam që të hiqet kjo pengesë për qarkullimin e qytetarëve të të dy vendeve. Mazreku na dha mbështetje për këtë iniciativë për të cilën vlerësoj që do të mirëpritet nga të dy vendet. Kjo nismë do të ishte pozitive, pasi që edhe Qeveria ka marrë vendim që të udhëtohet me letërnjoftime”, tha ajo.

Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku, e ka falënderuar deputeten Balje dhe zëvendësministrin e MZHR-së Almir Veliji për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për të hapur një dritare të re të bashkëpunimit me Bosnjë Hercegovinën.

“Ne e mirëpritëm sot në vizitë Deputeten Balje, përkrahëm iniciativën e saj që ne si Byro të shikojmë mundësinë që ta heqim sigurimin kufitar me Bosnjën, duke e mundësuar lëvizjen përmes njohjes reciproke të certifikatave të sigurimit të të dy vendeve. Tani për tani, një proces të tillë të njohjes reciproke të sigurimeve për territoret respektive jemi duke e finalizuar me Byrone e Malit të Zi”, tha ai.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]