Diskutohet për rritje të bashkëpunimit mes Byrove

4:50 / 21 Shtator 2021

Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) ka takuar të martën në Tiranë  Mimoza Kaçi, nëndrejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të Republikës së Shqipërisë ku kanë diskutuar rreth mundësisë së rritjes së bashkëpunimit në mes të këtyre dy Institucioneve të rëndësishme.

Mazreku gjatë takimit ka falënderuar Kaçin për bashkëpunimin e deritanishëm. Ai gjithashtu e ka informuar atë  për zhvillimin e industrisë së sigurimeve në Kosovë si dhe aktivitetet e ndjekura nga Byroja Kosovare e Sigurimit gjatë këtij viti.

Në anën tjetër Kaçi u zotua për dhënien e përkrahjes së të dy industrive të sigurimit, ashtu që të dy byrotë të zhvillojnë komunikimet e nevojshme dhe të përcaktojnë kushtet dhe kriteret përkatëse në marrëveshje dhe e njëjta të jetë plotësisht e implementueshme nga palët.

Në fund të takimit palët janë dakorduar që gjatë ditëve në vijim të nënshkruajnë edhe një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe Byrosë Shqiptare të Sigurimit të finalizohet deri në fund të këtij viti, ku përfshihet njohja e plotë e policave të sigurimit në mes të dyja shteteve./ BKS /

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]