Drejtori i BKS-së mirëpret aksionin e policisë për heqjen nga qarkullimi të automjeteve të paregjistruara

6:54 / 06 Qershor 2023

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku ka mirëpritur aksionin e policisë së Kosovës për heqja nga qarkullimi të automjeteve pa regjistrim.

Sipas Mazrekut heqja e veturave të tilla nga qarkullimi ndikon direkt në rritjen e sigurisë në komunikacion.

 

Përmes një komunikate për media policia ka njoftuar se në Rajonin e Prishtinës po vazhdon implementimi i planeve operative për ngritjen e sigurisë në trafik Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, në kuadër të aktivitete të planifikuara për qëllim të sigurisë rrugore , tani në veturën ,,Inteligjente,, kanë instaluar sistemin e identifikimit të veturave të pa regjistruara të cilat qarkullojnë në rrugë.

 

Ky sistem kryen identifikimin automatik të menjëhershëm të veturave të paregjistruara edhe gjatë lëvizjes.

Vetëm për dy ditë të veprimit, janë identifikuar 38 vetura të paregjistruara (prej tyre është has në automjetet pa regjistrim që nga viti 2012).

Ndaj shoferëve janë shqiptuar fletëparaqitjet sipas ligjit si dhe veturat janë përjashtuar nga trafiku duke i konfiskuar përkohësisht targat e regjistrimit.

No description available.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]