Drejtori i BKS-së takoi kryetarin e sindikatës së Policisë së Kosovës
7:47 / 11 Shkurt 2022
Kryetari i Sindikatës së PK-së, z.Imer Zeqiri dhe nënkryetari z. Avdi Hoti, u pritën në takim në zyret e Byrosë Kosovare të Sigurimeve nga Drejtori i BKS-së, z. Sami Mazreku.
Gjatë këtij takimi, kryetari i Sindikatës së PK-së, z. Zeqiri dhe nënkryetari, z. Hoti, e njoftuan Drejtorin e BKS-së rreth planprogramit të ri të punës që kryesia e re e Sindikatës së PK-së është duke punuar në përmbushjen e obligimeve për mirëqenien e punonjësve në Policinë e Kosovës në veçanti për Sigurimet Shëndetësore, Jetësor dhe Shoqëror.
Gjatë takimit, u diskutua për Sigurimet Shëndetësore për Policinë e Kosovës si dhe tema të ndryshme që ndërlidhen me interes të bashkëpunimit ndërinstitucional. Gjithashtu është diskutuar edhe për tri çështjet më kryesore si ‘Ligji për paga’, ‘Ligji për sigurimin shëndetësor’ dhe ‘Ligji për pensionim të parakohshëm’, kur dihet se Policia e Kosovës ende nuk ka Sigurim Shëndetësor, Jetësor dhe Shoqëror.
Ndërsa Drejtori i BKS-së, z. Mazreku u shpreh i gatshëm që të bashkëpunoj me Sindikatën e PK-së, në lidhje me Sigurimet Shëndetësore për punonjësit e PK-së, ku nga ky takim, z. Mazreku pasqyrojë planin se si do të implementohet ky propozim në këtë drejtim dhe deklarojë se tregu është i gatshëm që të ofrojë një ofertë preferenciale dhe të volitshme për Policinë e Kosovës.
Në fund, z. Zeqiri falënderoj Drejtorin e BKS-së z. Sami Mazreku për pritje dhe gatishmërinë për bashkëpunim që shprehu për Sindikatën dhe punonjësit e PK-së.