Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mazreku ka njoftuar se në këtë takim, është diskutuar lidhur me arritjen e një memorandumi të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, uljes së numrit të mjeteve motorike të paregjistruara e të pasiguruara në qarkullim rrugor, organizimit të tryezave të ndryshme për rritjen e vetëdijes sociale me rëndësinë e sigurimeve dhe pasojat nga aksidentet.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Sot, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku ka takuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Rashit Qalaj dhe Nënkolonel Jeton Rexhepi.
Në takim, është diskutuar lidhur me arritjen e një memorandumi të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, uljes së numrit të mjeteve motorike të paregjistruara e të pasiguruara në qarkullim rrugor, organizimit të tryezave të ndryshme për rritjen e vetëdijes sociale lidhur me rëndësinë e sigurimeve dhe pasoja nga aksidentet dhe çështje të tjera me rëndësi për policembajtësit.