Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve takoi drejtoreshën rajonale të Policisë

2:02 / 25 Tetor 2019

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku së bashku me nënkolonel Jeton Rexhepin si dhe Fejzullah Mustafën nga Ministria e Infrastrukturës kanë takuar të premten në Gjilan drejtoreshën rajonale të Policisë në Gjilan Elmina Mahmuti.

“Sot së bashku me nënkolonelin Jeton Rexhepi si dhe Fajzullah Mustafën nga Ministria e Infrastrukturës takuam drejtoreshën rajonale të Policisë në Gjilan. Gjatë takimit me të ne veçanti biseduam për numrin e madhe të automjeteve të paregjistruara si dhe rritja e vazhdueshme rasteve më lëndime të lehta dhe rënda trupore. Për të ndikuar sado pakë në uljen e numrit të aksidenteve me pasoja fatale, por edhe atyre me lëndime të lehta dhe renda sot kem nisur kampanjën në gjithë në Gjilan e deri më 15 nëntor kur edhe do të behët mbyllja saj do të vazhdojmë nëpër gjithë qendrat e Kosovës” ka shkruar në rrjetin social Facebook drejtori i Shoqatës së Sigurimeve Sami Mazreku / Shoqata e Sigurimeve e Kosovës /

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]