Drejtori Mazreku kërkon mbështetje nga Kroacia për anëtarësim në Byronë e Kartonit të Gjelbër

9:20 / 20 Shtator 2022

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku ka kërkuar nga Kroacia mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër.

Gjatë një konference e cila është mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut drejtorit i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku ka biseduar me Hrvoje Paukovic, drejtor i Shoqatës Kroate të Sigurimeve e cila menaxhon me kartonin Gjelbër.

Nga ky i fundi Mazreku ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër.

Përndryshe drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve para pakë ditësh ka deklaruar se në aspektin teknik Institucioni që ai drejton ka plotësuar të gjitha kriteret, tash ai ka nisur takimet me shtete të rajonit por edhe më larg për të kërkuar mbështetje të tyre.

Për ketë qëllim ai dje ka takuar në Lubjanë Tjasha Kobar, drejtorin e Byrosë së Kartonit të Gjelbër të Sllovenisë si dhe Maja Krumberger, drejtoreshe e Shoqatës së Sigurimeve të Sllovenisë.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]