Drejtori Mazreku takoi kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës

9:20 / 30 Qershor 2020

Me datë 26.06.2020 Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku dhe Venhar Hana janë pritur në takim nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial i Kosovës Bahri Hyseni. Në takim, është diskutuar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet KPK-së dhe SHSK-së përmes një memorandumi, ku kompanitë e sigurimit do të kenë qasje në dokumentacionin përkatës të punuar nga Prokuroritë e vendit lidhur me veprimet që ndërmerren në rastet e aksidenteve. Poashtu, është diskutuar lidhur me çështjen e angazhimit të ekspertëve në procedurë penale për vlerësimin e lëndimeve trupore në aksidente të komunikacionit, ku është kërkuar edhe rritja e nivelit të përgjegjësisë së profesionistëve mjekësor ashtu që me saktësi të vlerësohen situatat e krijuara dhe në mënyrë të qartë të evidentohen të dëmtuarit dhe pjesëmarrësit tjerë në aksidente të komunikacionit. Iniciativa për themelimin e këtij bashkëpunimi është përkrahur nga Kryesuesi i KPK-së Hyseni, i cili theksoi se në vijim do të punohet për modalitetet e këtij bashkëpunimi ashtu që të vihet në zbatim sa më mirë legjislacioni në fuqi.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]