Edhe BKS përkrah Javën e 6-të globale për siguri në vend

11:57 / 28 Shtator 2021

Byroja Kosovare e Sigurimeve mbetet e shqetësuar për numrin e madh të automjeteve të paregjistruara në Kosovë, të cilat tashmë kanë kaluar numrin 200.000. Lëvizja e këtyre e automjeteve të paregjistruara në rrugët e vendit vazhdimisht rrezikon të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Me qëllim të përkrahjes të Javës së 6-të globale për siguri në vend, drejtori ekzekutiv z. Sami Mazreku, vlerëson se lëvizja e automjeteve me shpejtësi 30 km. në orë në mjediset urbane, përbën thelbin e sigurisë rrugore dhe ka ndikim të drejtpërdrejt në uljen e dukshme të lëndimeve njerëzore dhe dëmtimeve materiale në rast të aksidenteve në trafik.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]