Fillon shitja online e policave kufitare

8:03 / 01 Mars 2022

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka njoftuar se nga sot 1 mars ka filluar shitja online e policave të sigurimit kufitar.

Drejtori i BKS-së Sami Mazreku ka thënë se shitja online është një lehtësi e madhe për bashkatdhetarët, pasi që ata sidomos gjatë kohës së verës kur kolonat në kufi janë të gjata nuk kanë nevojë të presin fare për policë sigurimi, pasi që ata mund të paguajë ende pa u nisur. Qytetarët që dëshirojnë të blejnë policë online, duhet të klikojnë në linkun https:https://api.bks-ks.org/policaonline

Sipas drejtorit Mazreku qytetaret gjatë blerjes online të policës kufitare duhet të jenë të kujdesshëm me rastin e përzgjedhjes së kategorisë mjeteve të përcaktuara sipas destinimit.

“Në qoftë se kontraktuesi i sigurimit ka bërë me dashje, apo pa kujdesia lajmërimin e pasaktë ose e ka lënë në heshtje ndonjë rrethanë të një karakteri të tillë, sa që siguruesi nuk do të lidhte kontratën po të kishte ditur për gjendjen e vërtetë, kontrata e sigurimit do të jetë e pavlefshme” ka thënë Mazreku

Ai më tutje ka bërë të ditur se një policë kufitare të jetë e vlefshme, ajo duhet të figurojë në regjistrin online në faqen zyrtare të Byrosë Kosovare të Sigurimit https://api.bks-ks.org/policaonline sipas të dhënave përmbajtësore të cilat duhet plotësuar me rastin e kontraktimit të policës.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]