Fondi Garantues

Fondi garantues i kartonit të gjelbër përdoret:
• në rastet e mos përmbushjes së detyrimeve financiare të një anëtari të byrosë, përgjegjës për pagesën e detyrimeve, sipas rregullave të sistemit të kartonit të gjelbër;
• për pagesën e dëmeve të ndodhura jashtë territorit të Republikës së Kosovës, në rastin kur dëmi është shkaktuar nga mjeti motorik i regjistruar në Kosovë, i pajisur me kartonin e gjelbër apo me certifikatë tjetër sigurimi false, për të cilin Byroja është përgjegjëse sipas rregullave të sistemit të kartonit të gjelbër apo marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare nga kjo lëmi.

Aktualisht Byroja Kosovare e Sigurimit ka garantuar përmbushejen e detyrimeve të saja si në vijim:
1. Byroja Kosovare e Sigurimit që nga viti 2012 garanton shumën prej 4,000,000.00 euro në emër të përmbushjes së detyrimeve që do të rrjedhin nga anëtarësimi në Këshillin e Byrove.
2. Byroja Kosovare e Sigurimit, ka garantuar shumën prej 1,350,000.00 euro për qëllim të garantimit të detyrimeve që rrjedhin nga Memorandumi i Mirëkuptimit Byrosë Nacionale të Sigurimit të Malit të Zi.
3. Byroja Kosovare e Sigurimit, ka garantuar shumën prej 1,500,000.00 euro për qëllim të garantimit të detyrimeve që rrjedhin nga Memorandumi i Mirëkuptimit Byrosë Nacionale të Sigurimit të Sërbisë.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]