Shkruan: Sabrije Ahmetaj
Veprimtaria e biznesit të sigurimeve në Republikën e Kosovës është e regulluar me dispozita juridike. Nuk është e lejuar asnjë kontratë e sigurimeve, respektivisht polise e sigurimeve e cila është në kundërshtim me Ligjin dhe aktet juridike nënligjore.
I.Ligjet me të cilat regullohen në pergjithësi sigurimet janë:
Me këto dispozita juridike, kompetent për mbikëqyrjen dhe licencimin e kompanive të sigurimeve dhe ndërmjetësuesve të sigurimeve, është e autorizuar Banka Qëndrore e Kosovës, e cila përveç mbikëqyrjes ka obligim edhe licencimin e kompanive të sigurimit si dhe ndërmjetësuesve të sigurimit. Faktikisht asnje person jurdik apo fizik nuk mund të ushtrojë veprimtarine e biznesit të sigurimit pa miratimin paraprak të Bankës Qëndrore të Kosovës. Të gjitha autorizimet dhe obligimet janë të përshkruara në Ligjin mbi Bankën Qëndrore dhe Rregulloren 2001/25 mbi licencimin e kompanive të sigurimeve dhe ndërmjetësuesve të sigurimit dhe rregullave të BQK.
Me aktivitetet dhe bashkëpunimin e deritashëm, të Bankës Qëndrore të Kosovës me Kompanitë e Sigurimeve, është krijuar një bazë e qëndrueshme dhe një funksionim i qëndrueshëm i veprimtarisë së sigurimeve në përgjithësi duke konkuruar për nga profesionalizmi me shumë vende në rajon, si me respektimin e dispozitave juridike ashtu edhe me një treg të shëndosh të sigurimeve.
Me aplikimin e dispozitave juridike nga lëmia e sigurimeve, të cilat janë të nivelit ndërkombëtar, Kompanite e Sigurimeve në Kosovë, të licencuara operojnë me të gjitha produktet e sigurimeve e sidomos me sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia.
Në Kosovë janë të licencuara 10 kompani të sigurimeve, në të cilat bëjnë pjesë ato me capital vendor dhe të huaj, duke i respektuar të gjitha dispozitat juridike kosovare dhe kriteret e kryerjes se veprimtarise së sigurimeve me një respekt të lartë, për çka edhe rezulton një zhvillim i lartë i këtij biznesi, duke qenë një nga kontributorët e rëndësishëm në sistemin tatimor të Kosovës.
Tregu i sigurimeve, ka bashkëpunim me shumë ekspert ndërkombëtar duke mësuar nga praktikat dhe përvojat e tyre dhe duke marrë pjesë në seminare dhe trajnime të ndryshme nga lemia e sigurimeve, me çka është rritur avansimi i arsimimit nga lëmia e sigurimeve, perms angazhimit të këtyre ekspertëve, të cilët me ligjërimin e tyre kanë arsimuar një kuadër të personelit të sigurimeve, duke pasur rezultate të suksesëshme në ngritjen e kapaciteteve profesionale në tregun e sigurimeve
Me krijimin e një industrie të sigurimeve duke aplikuar legjislaturën juridike në fuqi, shkëmbimin e praktikës ndeëkombëtare, literaturës së huaj dhe angazhimin e madh të personave kompetent në fushën e sigurimeve është arrit një nivel i lartë dhe i qëndrueshëm i industrise së sigurimeve në Kosovë, duke qenë konkurent me tregjet e sigurimeve në rajon.