Fushata vetëdijesuese për siguri në trafik vazhdoi në Universitetin Publik “Ukshin Hoti”

12:40 / 28 Tetor 2019

Fushata vetedijesuese për uljen e numrit të aksidenteve me pasoja fatale e organizuar nga Shoqata e Sigurimeve e Kosovës, Policia e Kosovës, si dhe Ministria e Infrastrukturës ka vazhduar të hënën në Prizren para studenteve të Universitetit Publik “Ukshin Hoti”. Një numër i madh e studenteve, stafit akademik të këtij Universiteti nga afër kanë dëgjuar prezantimet e përfaqësueseve të tre institucioneve.


Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku, ka thënë se Shoqata e Sigurimeve e Kosovës gjatë 12 muajve të vitit organizojnë aktivitete të shumta që për qëllim të vetëm e kanë rritjen e sigurisë në komunikacion.
Sipas tij, çdo ditë e më shumë si pasojë e fushatave intensive sensibilizimi është duke u rritur vetëdija e qytetareve ku dhe kemi më pakë aksidente me pasoja fatale.
Shoqata e Sigurime e Kosovës përfaqëson të gjitha kompanitë e sigurimeve që janë të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës. / Shoqata e Sigurimeve e Kosovës /

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]