Në zyrat e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Drejtori Ekzekutiv i BKS Sami Mazreku ka pritur në takim Z. Trajce Latinovski – Drejtor Ekzekutiv i Byrosë së Sigurimit ne Maqedoninë e Veriut (NIBM), me qëllim të intensifikimit dhe rritjes së bashkëpunimit ndërmjet të dy byrove.
Në takim, Mazreku njoftoi Latinovskin për zhvillimit e industrisë së sigurimeve në vitet e fundit si dhe avancimet teknologjike në fushën e sigurimeve. Më tutje, Latinovski u shpreh se vlerëson lartë bashkëpunimin e ndërsjellë të të byrove, duke theksuar se Byroja e Sigurimit në Maqedoninë e Veriut në çdo kohë do te ofrojë përkrahje institucionale në aplikimin e modaliteteve të përshtatshme teknike për zbatimin e sistemit të Kartomit të Gjelbër në Republikën e Kosovës. / Byroja Kosovare e Sigurimit /