Agnesë Ismajli, koordinatore e zyrës së Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) në pikën kufitare Stanqiq tregon se sivjet falë një organizimi të mirë dhe falë mbështetjes së madhe nga menaxhmentit sezone verore është përmbyllur më shumë suksese.
“Jemi nder pikat kufitare më të rejat në Byronë Kosovare të Sigurimit. Organizimi i punëve për pritjen e bashkatdhetarëve gjatë kësaj sezone ka shkuar shumë mirë falë menaxhmentit për përkrahje dhe bashkëpunim” ka thënë ajo.
Më tutje koordinatorja e kësaj pike kufitare ka treguar se qytetaret për të pajisur me policë të sigurimit kufitar nuk ka pasur nevoje me prit fare, pra sipas saj pritjet kanë qenë zero. Më tutje Ismajli tregon se kushtet e punëtoreve që angazhohen në këtë pikë kufitare janë shumë të mira.
“Uniforma, pajisjet teknike, kushtet higjienike, janë tepër të mira gjithmonë duke iu falënderuar drejtorit Sami Mazreku i cili gjithmonë ka realizuar kërkesat tona” ka thënë ajo.