Kompania e Auditimit Price Waterhouse Coopers ka prezantuar projektin për implementimi e plotë të Standardit IFRS 16

4:53 / 06 Shkurt 2020

Kompania e Auditimit Price Waterhouse Coopers ka prezantuar para përfaqësuesve të komiteteve të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës projektin e zhvilluar me të cilin mundësohet implementimi i plotë dhe sa më efikas i Standardit IFRS 16.

Temat e trajtuara në këtë prezantim përfshijnë:

  1. Trajnimi i stafit mbi standardin e ri IFRS 16,
  2. Analiza e të gjithë kontratave të qirasë dhe atyre të shërbimeve me qëllim identifikimin e kontratave që do njihen për a) qëllime të IFRS 16, b) për qëllime të identifikimit të komponentëve për matje (afati i qirasë, pagesa e qirasë, norma e skontimit etj) dhe c) fushat ku kërkohet gjykim ose konsiderim i veçantë nga ana e menaxhmentit;
  3. Shpërndarja e MS excel spreadsheet të sofistikuar që ndihmon në llogaritjen e të dhënave në përputhje me IFRS 16 (matja e aktivit, detyrimit, shpenzimit, amortizimit, shpenzimit të interesit, regjistrimet mujore, regjistrimet në rast modifikimesh, regjistrimet në rast përfundimi të kontratave). Është prezantuar dhe dokumenti MS Excel si manual përdorimi që lehtëson plotësimin e pavarur të të dhënave nga ana e stafit,
  4. Trajnim mbi përdorimin e MS Excel;
  5. Përgatitja e politikave kontabël lidhur me IFRS 16, dokument që përgjithësisht kërkohet nga audituesi ligjor. / Shoqata e Sigurimeve të Kosovës /

 

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]