Kompanitë e sigurimeve paguan 52,7 milionë € për pagesë të dëmeve gjatë vitit 2021

10:50 / 09 Shkurt 2022

Gjatë vitit 2021 kompanitë e sigurimeve që operojnë në vendin tonë, vetëm në emër të kompensimit të dëmeve, kanë paguar hiç më pak se 52,7 milionë euro, krahasuar me 42,2 sa ishin paguar gjatë 12 muajve të vitit 2020

iSIGURIME

Shuma të mëdha parash edhe më tutje vazhdojnë paguhen nga kompanitë e sigurimeve në Kosovë vetëm për kompensim të dëmeve. Bazuar në të dhëna zyrtare shihet se numri i dëmeve të shkaktuara, sidomos i atyre me dëme materiale, është duke u rritur në përmasa shqetësuese. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), shihet se shuma e mjeteve të kompensuar gjatë vitit 2021 në emër të pagesës së dëmeve është dukshëm më e lartë, krahasuar me së paku pesë vitet e fundit.

Sipas këtyre të dhënave shihet se gjatë vitit 2021 shuma e dëmeve që industria e sigurimeve ka paguar për kompensim të dëmeve është 52,743,951 euro, apo 24,2 % më shumë se sa në vitin 2020.

Gjithnjë sipas të dhënave zyrtare, shihet se shuma e dëmeve të paguara gjatë vitit 2020 është 42,443,141 euro, raporton “iSIGURIME”

Po ashtu, edhe gjatë vitit 2019 janë  paguar 47,042,903 euro për kompensim të dëmeve. Nëse e bëjmë një krahasim të vitit 2021 me vitin 2019, atëherë shihet se gjatë vitit 2021 pagesa e dëmeve është më e lartë për 12,11 % sesa në vitin 2019.

Sipas të dhënave të BQK-së, shihet se gjatë vitit 2018 në emër të kompensimit të dëmeve janë paguar 47,042,903 euro. Nëse e bëjmë një krahasim të vitit 2021 më vitin 2018, shihet së në vitin 2021 pagesa e dëmeve është më e lartë 29,26 %.

Edhe në vitin 2017 sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, shihet se në emër të dëmeve janë paguar 28,410,290 euro. Nëse e bëjmë një krahasim të vitit 2021 me vitin 2017, pagesa e dëmeve në vitin 2021 është më e lartë 85,65 %. / Byroja Kosovare e Sigurimit /

 

 

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]