Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt me Memorandum të ri për sigurimet

7:45 / 17 Maj 2022

Në zyrat e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Drejtori Ekzekutiv i BKS Sami Mazreku ka pritur në takim Znj. Anila Hoxha – Drejtore e Përgjithshme e Byrosë Shqiptare të Sigurimit (BSHS), me qëllim të diskutimit lidhur me modalitetin e ripërtëritjes së Memorandumit të Mirëkuptimit mbi njohjen reciproke të certifikatave të sigurimit për të dy vendet, memorandum ky i cili është nënshkruar në vitin 2006. Fokus në memorandumin e ri ndërmjet dy byrove, do të jetë rritja e bashkëpunimit në fushën e trajtimit dhe pagesës së dëmeve ndaj palëve të treta të dëmtuara në aksidente të komunikacionit.

Memorandumi i ri do të nënshkruhet në javët në vijim, në saje të mbylljes së ciklit të nënshkrimit të memorandumeve me të gjitha byrotë e rajonit, në synim të ndërtimit të raporteve sa më të mira me të njejtat, me qëllim të gjetjes së mënyrave alternative për aplikimin e sistemit të kartonit të gjelbër për drejtuesit kosovar të mjeteve motorike.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]