Kryesuesi i KPK-së Jetish Maloku takoi drejtorin e BKS-së, Sami Mazreku

7:45 / 13 Qershor 2022

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka pritur në takim Drejtorin Ekzekutiv të Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku. Gjatë këtij takimi Kryesuesi Maloku është njoftuar nga Mazreku, për aktivitetin e Byrosë Kosovare të Sigurimit të zhvilluar në 15 muajt e kaluar dhe avancimet që ka shënuar ky institucion në këtë periudhë, duke funksionalizuar edhe sistemin e Qendrës Informative të Byrosë, të njohur si “InsureX”.

Po ashtu, dy bashkëbiseduesit kanë pasur temë diskutimi krijimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, veçanërisht për shkëmbimin e përvojave profesionale mes dy institucioneve përkatëse.

Kryesuesi Maloku, ka vlerësuar zhvillimet teknologjike në Byronë Kosovare të Sigurimit me zbatimin e sistemit qendror për sigurimet “InsureX”, si dhe gatishmërinë për vijimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e shkëmbimit të të dhënave për rastet e aksidenteve në komunikacion të mundësuar përmes këtij sistemi, bazuar në nenin 24 të Ligjit Nr. 04/L-018 për Sigurimin e Detyrueshëm nga Auto përgjegjësia.

“Të dy përfaqësuesit e institucioneve u shprehen të gatshëm për vazhdimin e komunikimeve drejtë formalizmit të bashkëpunimit përmes nënshkrimit të një Memorandumi të Bashkëpunimit, në të cilin do të përcaktohen të drejtat dhe autorizimet e palëve me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]