Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku.
Në këtë takim, u diskutua lidhur me aktivitetet e Byrosë Kosovare të Sigurimit si dhe avancimet që ka shënuar ky institucion, duke përfshirë edhe sistemin e Qendrës Informative të Byrosë, “InsureX”.
Kryesuesi Zogaj, në emër të KGJK-së, shprehi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me BKS-në, me qëllim të shkëmbimit të përvojave profesionale në mes të dy institucioneve si ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e Republikës së Kosovës.