Kryesuesi Zogaj priti në takim Drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku

10:51 / 14 Qershor 2022

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku.

Në këtë takim, u diskutua lidhur me aktivitetet e Byrosë Kosovare të Sigurimit si dhe avancimet që ka shënuar ky institucion, duke përfshirë edhe sistemin e Qendrës Informative të Byrosë, “InsureX”.

Kryesuesi Zogaj, në emër të KGJK-së, shprehi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me BKS-në, me qëllim të shkëmbimit të përvojave profesionale në mes të dy institucioneve si ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]