Kompania e Sigurimeve “Illyria” sh.a. është pjesë e grupit Sava Re, me seli në Lubjanë, Republika e Sllovenisë, grupit më profesional për sigurime dhe risigurime në regjion e cila njëherit njihet si njëra ndër kompanitë më të suksesshme në Europë.
Në Republikën e Kosovës fillimisht ishte e njohur me emrin Kompania e Sigurimeve “Dukagjini” sh.a. dhe për të ushtruar biznesin e sigurimeve në Republikën e Kosovës, është licencuar me datë 04 Shkurt 2002. Në vitin 2006, është bërë shitja e pjesëshme e aksionëve (51%), Kompanisë Risiguruese “Sava Re”, me seli në Lubjanë, Republika e Sllovenisë, përderisa në vitin 2009, e njëjta kompani bëhet pronar i plotë, duke blerë në tërësi vlerën e aksionëve (100%).
Gjatë vitit 2010, kompania e ndryshon emrin nga Kompania e Sigurimeve “Dukagjini” sh.a. në Kompania e Sigurmeve “Illyria” sh.a. ashtu që, që nga data 1 Tetor 2010, kompania në treg vepron me emrin Kompania e Sigurimeve “Illyria” sh.a.
Kompania sot ofron produkte të sigurimit si ato nga klasa e autopërgjegjësisë poashtu edhe një pako të gjërë të produkteve të sigurimeve në klasat e sigurimeve vullnetare. Duke shfaqur profesionalizëm të lartë në tregun e sigurimeve, e përkushtuar të sigurojë atë që vlenë më shumë për ju: shëndetin, familjen, shtëpinë, biznesin dhe mjetin tuaj motorik. Produket tona siguruese personale dhe ato komerciale janë të përshtatura dhe dizajnuara për t’i ofruar paqe mendjes së klientit, në të gjitha periudhat dhe sferat e jetës. Të gatshëm për të ofruar mbështetje në përmbushjen e nevojave siguruese në çdo kohë dhe vend.
Misioni ynë:
Të ofrojmë stabilitet financiar dhe të ardhme të sigurtë për punonjësit, klientët, bashkëpunëtoret dhe aksionarët e kompanisë.
Sigurojmë zhvillim profesional dhe personal të punonjësve të saj, njëkohësisht jemi partnerë me klientët e siguruar duke ju ofruar mbështetje të plotë në fushën e e sigurimeve. Këmbëngulës në krijimin e një fryme pozitive, kulture të mirëfilltë biznesi, trajnime të vazhdueshme dhe investim për punonjësit, të kontribuojmë në zhvillim të vazhdueshëm të produkteve të sigurimit dhe atyre ndihmëse që ndikojnë në procese më optimale të biznesit.
Ne synojmë një kulturë të re dhe më ndryshe në tregun e sigurimeve, me një ekip punonjësish që do të reflektojë me kualitet të shërbimit dhe besnikëri ndaj kompanisë dhe Grupit SAVA Re.
Besojmë në atë, se punëtori i kënaqur është profesional, i përgjegjëshem, kreativ dhe i përkushtuar. Ne i dedikohemi punës dhe klientëve tonë.
Ne kemi vizion
Kompania e Sigurimeve “Illyria” sh.a. anëtare e Grupit SAVA RE, të njihet në tregun e Republikës së Kosovës si kompania me shërbimin më kualitativ të mundshëm në industrinë e sigurimeve. Këtë shërbim e ofrojmë përmes pakos së plotë të produkteve për klientët, të cilët mund të zgjedhin ofertën me nivelin optimal financiar dhe duke e bazuar ate në kërkesat e tyre specifike. Poashtu ofrojmë këshillim prej eksperti për klientët dhe bashkëpunëtorët tonë, çdoherë të drejtuar nga kërkesat e klientëve.
Kyçu direkt ne webfaqen e Kompanis:
https://www.illyriainsurance.com