KS SIGAL UNIQA Group

SIGAL sh.a u themelua në 22 Shkurt 1999, pas liberalizimit të tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe më pas u riemërua SIGAL UGA, nga një grup investitorësh vendas, me në krye Z. Avni Ponari, një personalitet i njohur në tregun e sigurimeve si edhe në një sërë biznesesh me ndikim të madh në ekonominë e vendit.

Falë strategjisë së shkëlqyer, modelit të biznesit, menaxhimit financiar nga drejtuesit dhe punës së palodhur të punonjësve të saj, SIGAL sh.a u rrit shpejt, duke fituar një pozicionim dominues dhe të fuqishëm duke e shndërruar atë në kompaninë më të madhe të sigurimeve në vend dhe udhëheq me rreth 30 % të tregut të sigurimeve.

SIGAL sh.a është kompania e parë që tërhoqi vëmendjen dhe potencialin kapitalizues të investitorëve të huaj, fillimisht nëpërmjet Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, që bleu 13.3% të aksioneve të kompanisë dhe më pas të gjigandit austriak të sigurimeve në të gjithë Evropën Juglindore, UNIQA Group Austria.

Në vitin 2007, SIGAL sh.a dhe UNIQA GA nënshkruan një marrëveshje, duke e kthyer atë në aksionerin më të madh dhe që zotëron 86.9% të aksioneve, ndërsa 13.1% zotërohet nga kapital vendas. UNIQA GA numëron mbi 20 mijë punonjës, 10.1 milionë klientëve, 33 miliardë euro në asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit.

Ky partneritet i shkëlqyer e rendit SIGAL UGA, si kompaninë lider më të suksesshme, më të madhe dhe më të besuar në sigurimet Jo Jetë dhe Jetë, i vlerësuar si i tillë nga rrjeti i klientëve dhe partnerëve të saj.

SIGAL UGA është shndërruar në një grup rajonal sigurimesh, me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh. SIGAL UGA është kompania e vetme që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë, dhe mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

SIGAL UGA është kompania më e madhe dhe më e besuar e Sigurimeve

Kyçu direkt ne webfaqen e Kompanis:
https://sigal.com.al

 

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]