Arbënesha Kuqi, koordinatore e zyrës së BKS-së në pikën kufitare Qafë Morinë thotë se për dallim nga vitet paraprake sivjet sezona verore është përmbyllur shumë mirë.
“Jemi në fund të sezonës dhe jemi shumë të kënaqur me mbarëvajtjen e punëve që janë bërë në këtë pikë kufitare falë përgatitjeve paraprake bëre. Bashkëpunim shumë korrekt në aspekt profesional dhe përkrahje shumë e madhe nga ana e drejtorit të BKS-së Sami Mazreku” ka thënë Kuqi.
Ajo më tutje ka treguar se asnjë klient nuk ka pasur nevojë me prit për me marrë një policë sigurimi në këtë pikë kufitare që e menaxhon ajo.
“Nëse flasim për kushte, zyra e BKS-së në këtë pikë kufitare asnjëherë nuk ka pasur kushte më të mira. I kemi të gjitha falë përkrahjes nga drejtori Sami Mazreku” ka thënë Arbënesha Kuqi, koordinatore e zyrës së BKS-së në pikën kufitare Qafë Morinë