Kuqi: Që nga themelimi i BKS-së asnjëherë nuk kemi pasur kushte më të mira

10:11 / 13 Shtator 2022

Arbënesha Kuqi, koordinatore e zyrës së BKS-së në pikën kufitare Qafë Prush tregon se mbarëvajtja e punëve sivjet ka qenë shumë e mirë.  Sipas saj, për të marrë një policë sigurimi në këtë pikë kufitare, pritje nuk ka pasur fare.

Kuqi tregon se kjo ka ndodhur falë një menaxhimi të mirë, dhe angazhim maksimal të stafit në këtë pikë kufitarë. Deri sa i përket kushteve të punës në këtë pikë kufitare Kuqi thotë se kushte më të mira nuk ka pasur asnjëherë më parë. Sipas saj, duke filluar nga uniforma, mjetet e punës dhe e gjithë teknologjia në këtë pikë kufitare është e re e cila ka dikuar në një efikasitet më të madh në raport me vitet e kaluara.

“Byroja Kosovare e Sigurimit prej themelimit të saj në vitin 2011 asnjëherë nuk ka pasur kushte dhe gatishmëri profesionale dhe njerëzore më të lartë se tash. Falë menaxhmentit, drejtorit Sami Mazreku sivjet për herët të parë janë ndërruar edhe pajisjet e punës në këtë pik kufitare” ka thënë Arbënesha Kuqi, koordinatore e zyrës së BKS-së në pikën kufitare Qafë Prush.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]