Naser Luma, koordinator i zyrës së BKS-së në pikën kufitare Glloboqicë thotë se falë përkrahjes së pa rezervë nga menaxhmentit, por edhe angazhimit të madh të punëtoreve sivjet sipas tij punët kanë shkuar siç është më së miri. Luma tregon se për tu pajisur me policë në këtë pikë kufitare qytetareve iu është dashur kohë më pakë se një minutë.
Luma ka thënë se pas ardhjes së drejtori Sami Mazreku, ndryshimet kane qenë të mëdha.
“Kushtet e punës janë shumë më të mira. Ato që na i kemi kërkuar na kanë bërë të mundur” ka thënë ai. Sipas tij, falë përkrahjes së pa rezervë është arritur të ketë sukses si në këtë pikë kufitare, ashtu edhe neper pikat tjera.
Më tutje Luma tregon se edhe pajisja me teknologji të re ka ndikuar në efikasitet të punës.