Liridon Makolli, koordinator i zyrës së Byrosë Kosovare të Sigurimit në pikën kufitare Merdare thotë se sivjet ka qenë një sezon shumë e mirë, ku sipas tij falë punës dhe një përkushtimi shumë të madh të tij si koordinator, por edhe stafit të kësaj pike kufitare bashkatdhetarët fare nuk kanë pritur këtu fare për të marrë policë sigurimi.
“Kemi qenë më një staf të shtuar, kemi punuar pa ndalur 24 orë, nuk ka pasur pritje që ka shkaktuar sigurimi. Kemi pas bashkëpunim të mirë më policinë doganën” ka thënë ai.
Më tutje sipas tij falë një angazhimi dhe përkrahje shumë të madhe nga drejtori i Byrosë z.Sami Mazreku kushtet të këtë pikë kufitare janë jashtëzakonisht të mira.
”Gjatë viteve paraprake nuk kemi pasur kushte të mira, por prej ardhjes së drejtori Mazreku kemi kushte jashtëzakonisht të mirë. Kabina e re, uniformat, pajisjet teknologjike, inventari ri.. etj” ka thënë Liridon Makolli, koordinator i zyrës së Byrosë Kosovare të Sigurimit në pikën kufitare Merdare