Avni Maliqi, koordinator i zyrës së BKS-së në pikën kufitare Bërnjak thotë se puna sivjet ka shkuar shumë mirë, përves problemeve që kanë pasur me bllokimin e pikave kufitare.
Sipas tij, falë angazhimit dhe menaxhimit të mirë të punëve, bashkatdhetarëve nuk iu ka ra fare me prit në këtë pikë kufitare për tu pajisur me policë sigurimi.
Sipas tij, pas ardhjes në krye të BKS-së së Sami Mazrekut situata ka ndryshuar për të mirë. “Prej ardhjes se drejtorit të ri keni pasur përkrahje morale, por edhe përkrahje tjera, varësisht se çka kem nevojë na” ka thënë Avni Maliqi, koordinator i zyrës së BKS-së në pikën kufitare Bërnjak.