Kolegji Universum dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë nënshkruar Memorandum bashkëpunimi. Memorandumi nw mes tw Kolegjit Universum dhe BKS-së është nënshkruar nga Z. Sami Mazreku, rrejtor ekzekutiv i BKS-së dhe Z. Alejtin Berisha, president i Kolegjit Universum. Marrëveshja parasheh bashkëpunimin profesional në fushën e sigurimeve, në organizimin e trajnimeve profesionale për sigurimet, organizimin e tryezave të rrumbullakëta debatuese shkencore, shkëmbimin e literaturës në fushën e sigurimeve, praktika profesionale dhe ligjërata për studentë.