Mazreku: BKS-ja e gatshme të zhvillojë dhe sponsorizojë raportin e aksidenteve në mënyrë digjitale për Policinë e Kosovës

12:59 / 25 Janar 2023

Drejtori i Byrosë së Sigurimeve të Kosovës (BKS), Sami Mazreku, ka thënë se ulja në minimum e aksidenteve është një ndër prioritet e Byrosë. Sipas tij, BKS-ja ka për qëllim rritjen e sigurisë në trafik, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën ndërkombëtare me qëllim të provimit të sigurisë rrugore dhe uljes së aksidenteve në trafik, Mazreku ka thënë se në bazë të raportit të policisë gjatë vitit 2022 në Kosovë kanë ndodhur 95 aksidente me fatalitet dhe 7 mijë e 749 aksidente me lëndime.

“Rritja e sigurisë në trafik, ulja në minimum e aksidenteve është një ndër prioriteteve tona kryesore si byro. Komponenti i edukimit, vetëdijesimit është fushë shumë e rëndësishme që BKS-ja i kushton një vëmendje të veçantë. Në vazhdimësi si BKS kemi organizuar aktivitete që kanë për qëllim të rrisin sigurinë në trafik”, ka thënë Mazreku.

“Sipas të dhënave të policisë së Kosovës gjatë periudhës janar-dhjetor 2022, në vendin tonë kanë ndodhur 95 aksidente fatale prej të cilave kemi 969 të vdekur. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 7749 aksidente me lëndime ku të lënduar kanë mbetur 14 mijë e 714 qytetarë. Që nga shkolla fillore dhe të mesëm duhet të mbahen ligjërata për kujdes në komunikacion” tha ai.

Ai tha se tha se byroja ka krijuar një platformë e cila quhet “Harta e Aksidenteve” ku qytetarët në kohë reale mund të shohin se ku janë pikat më të rrezikshme rrugore.

Ai ka përmendur edhe projektin e stikersave, i cili është i financuar nga kompanitë e sigurimeve.

“Në aspektin praktik në kemi krijuar një platformë e cila quhet “Harta e Aksidenteve” ku qytetarët në kohë reale mund të shohin se në tërë Kosovën ku janë pikat më të rrezikshme ku mund të shkaktohen shumë aksidente. Kjo platformë synon që gjatë viti 2023, normalisht që edhe ligji na lejon, ta sponsorizojmë me financim direkt të kompanive të sigurimeve edhe krijimin e raporteve të aksidenteve në mënyrë dixhitale  dhe në këtë mënyrë kemi mundësi që këto të dhëna ti kemi në mënyrë reale”.

“Këtë vit më 15 mars bëhet një vit nga implemetimi i projektit të stikersave. Ky projekt është financuar 100% nga kompanitë e sigurimeve dhe nuk ka as një kosto për qytetarët, kjo është bërë për tua lehtësuar punën e policisë” tha ai.

Nezir Gashi nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, tha se kjo ministri në bashkëpunim me policinë e Kosovës dhe të tjerët kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme për vetëdijesim rrugor.

“Ministria ka ndryshuar e plotësuar disa ligje. Në vazhdën e aktiviteteve të përbashkëta me policinë e Kosovës janë krijuar ekipe në 8 regjionet e Kosovës, ekipe këto që kanë të bëjnë më sigurimin e trafikut rrugorë. Ministria për vitin 2023 në listën prioritare të projekteve do ta realizoj dixhitalizimin e transportit të qëndrueshëm i cili pritet të realizohet në vitin 2023. Në bashkëpunim më Sami Mazrekun nga BKS-ja kemi organizuar një sërë aktivitetesh në javën e vetëdijesimit rrugorë”, tha ai.

Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës, tha se viti 2022 ka qenë viti më i sigurt apo me më pak numër të aksidenteve që nga viti 2002.

“Sa i përket gjendjes së sigurisë në trafik në Kosovë, të gjitha aksidente përfshirë edhe ato me fatalitet kanë shënuar rënie. Nga viti 2002 deri në vitin 2022 sa i përket aksidenteve me fatalitet dhe vdekje shihet që ka një rënie. Dhe mund të them lirisht se viti 2022 ka qenë viti më i sigurt apo me më pak të vdekur që nga vitit 2002” tha ai.

 

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]