“Ne si industri edhe më herët kemi kërkuar që të shikohen mundësitë për të ulur numrin e veturave të paregjistruara, në mënyrë që në janar, të fillohen bisedat e nevojshme për ta bërë Kosovën pjesë të Kartonit të Gjelbër. Ne përshëndesim këtë hap të institucioneve të Kosovës, në këtë rast të qeverisë së Kosovës dhe BQK-së”, tha Mazreku.
Ndryshe Kartoni i Gjelbër, vërteton se një automjet përfiton në mënyrë të mjaftueshme nga mbulimi i përgjegjësisë nga sigurimi. Kështu, kur makina përfshihet në një aksident në territorin e një shteti ku vlen sistemi i Kartonit të Gjelbër, sigurimi mbulon koston (e lëndimit, dëmtimit, etj). / Byroja Kosovare e Sigurimeve /