Sami Mazreku, ushtrues i detyrës së drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), ka takuar të hënën kapiten Arber Telaku, komandant i stacionit policor në pikën kufitare në Morinë.
Gjatë takimit Mazreku dhe kapiten Telaku kanë shikuar mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në mes këtyre dy Institucioneve të rëndësishme.
Pas takimit Mazreku tha se fokus i veçantë i takimit ishte edhe lehtësimi i procedurave për bashkatdhetarët tanë kur të vij në Kosovë.
“Lehtësimi i procedurave nëpër gjithë pikat kufitare që bashkatdhetarët tanë mos të humbasin kohë me pajisje me policë sigurimi është synim kryesor i joni” ka thënë Mazreku.
/ Byroja Kosovare e Sigurimit /