Vetëm gjatë muajit janar të këtij viti, kompanitë e sigurimeve në Kosovë kanë shitur 26.652 polica vullnetare të sigurimit, krahasuar me 20.635 sa kishin qenë në janar të vitit 2018 Sami Mazreku, drejtor në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës thotë se tregu i sigurimeve në Kosovës po zhvillohet nga dita në ditë. Sipas tij, kompanitë e sigurimeve po zhvillojnë në masë të madhe produktet e sigurimeve vullnetare e që sipas tij janë shumë të rëndësishme për qytetaret e Kosovës.
Sipas tij, kundrejt një pagesë minimale të policës së sigurimit vullnetar kompanitë e sigurimeve mbulojnë rreziqe të mëdha.