Mazreku vazhdon lobimin për anëtarësim në Byronë e Kartonit të Gjelbër

1:53 / 03 Nëntor 2022

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) z.Sami Mazreku, së bashku me drejtorin Financiar të BKS-së z.Valon Berisha të enjten në Athinë kanë takuar Tassos Paginos, kryesues i Byrosë Greke të Sigurimeve, si dhe  Elina Papaspyropoulou drejtoreshë e Asosacionit të Sigurimeve në Greqi ku më ta kanë biseduar rreth përkrahjes së Greqisë për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër

Pas takimit Mazreku ka vlerësuar lartë përkrahjen nga autoritetet Greke dhe gjithashtu ai ka paralajmëruar së shumë shpejt Byroja Kosovare e Sigurimit do ta gjej mundësinë për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e kartonit të Gjelbër.

Para pakë ditësh gjatë shënimit të 11 vjetorit të BKS-së presidentja dhe drejtoresha e Byrosë së Kartonit të Gjelbër kanë konfirmuar se në aspektin teknik BKS-ja tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret për interesin

Përndryshe drejtori Mazreku është duke vazhduar takime të vazhdueshme me drejtues  të Byrove për të marrë nga ta përkrahje në arritjen e qëllimit, pra anëtarësimit të Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër. / Byroja Kosovare e Sigurimit /

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]